Rrjedhja e gjakut nga hunda, si duhet vepruar.

Rrjedhja e gjakut nga hunda ndodh për shumë arsye, për shembull nga goditja në hundë, nga thithja e ajrit të tharë, nga alergjia, por edhe pa patur asnjë arsye.
Rrjedhja e gjakut mund të ndalet me këto veprime:

Uluni ose qëndroni drejtë që të ngadalësohet qarkullimi i gjakut deri te damarët e hundës

Mos e lakoni kokën prapa! Shumë njerëz gabojnë këtu.

Mbylleni hundën me gishtin e madh dhe gishtin tregues, pa zbatuar forcë.

Merrni frymë me gojë.

Nëse pas kësaj rrjedhja e gjakut nuk ndalet atëhere thirrni ndihmën e shpejtë.

No comments:

Post a Comment