Robërit e narko-trafikantëve, gladiatorë

“Narkotrafikantët meksikanë vrasin burrat e moshuar, përdhunojnë femrat dhe detyrojnë burrat me shëndet të mirë të ndeshen deri në vdekje me kama, para syve të tyre”.

Kjo është dëshmia rrëqethëse e një të penduari, që dikur ishte pjesë e karteleve të narko-trafikut në Meksikë.

Në një intervistë për Houston Chronicle, i penduari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për shkaqe sigurie, tregon “pasionin” e ri të njerëzve të kartelit “Los Zetas”, që detyrojnë të luftojnë me thika e kama deri në vdekje burrat e zënë rob, e më pas “gladiatorët” e vrarë i varrosnin në varre të përbashkëta.

Dëshmia e ish-anëtarit të “Los Zetas” përforcohet edhe më shumë nga zbulimi i një varri masiv në periferi të qytetit të San Fernandos, ku mendohet se janë varrosur rreth 200 persona. Një pjesë e këtyre viktimave kishin gjetur vdekjen nga “plagë të çuditshme”, të marra në kokë.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment