Riparohen Varrezat e Dëshmorëve

Një ditë pas publikimit të lajmit për dhunimin e Varrezave të Dëshmorëve në Korçë, reaguan menjëherë autoritetet të cilat kanë bërë riparime të pjesshme të varreve të dëmtuara.

Në pamjet e Varrezave të Dëshmorëve në datën 24 qershor, duken qartazi varret e dëmtuara rëndë aq sa në dritë kanë dalë edhe eshtrat e dëshmorëve që u vranë gjatë luftës së dytë botërore nga pushtuesit.

Ndërsa kjo është pamja e këtyre varreve një ditë më pas, pllakat e thyera janë zëvendësuar dhe në disa vende ato janë restauruar dhe eshtrat nuk duken më.

Ata që kanë bërë riparimet e pjesshme janë kujdesur të heqin disi edhe barishet që kishin pushtuar zonën.

Ndërkohë për këtë ngjarje kanë reaguar edhe ish partizanët tashmë anëtare të shoqatave të veteranëve.

Të vetmit autoritete që reaguan për ngjarjen ishte drejtoria e policisë së Korçës që konfirmoi dëmtimin e varreve, por jo nga individë të ndryshëm, por nga agjentët atmosferikë.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment