Rezultati për Tiranën KQZ, sot rivlerësimi për 117 kutitë e tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë sot kërkesën e PD-së për rishikimin e kutive të fletëve te votimit te kontestuara ne 117 qendra votimi.

Përfaqësuesit ligjor të PD kanë argumentuar se në atë moment KQZ nuk bëri rivlerësim por vetëm numërim të disa fletëve të panumëruara më parë. Ndërkaq gjatë ditës së djeshme ka përfunduar procesi i rivlerësimit të votave të kontestuara për 26 kuti.

Numërimi u kërkua nga Partia Demokratike. Fletët e kontestuara në këto 26 kuti kishin probleme të ndryshme, si për shembull zgjedhësit kishin votuar me shenja të tjera përvec shenjave kryq apo plus, ose flete e votimit ishin të shoqëruara bashkë me kondra fletët në kuti.

26 kutitë e numëruara dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i përkasin 4 KZAZ-ve për Bashkinë e Tiranës, ku në total rezultuan 13 vota të vlefshme në favor të kandidatit të koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha, kundrejt 16 votave për kandidatin e koalicionit "Aleanca për të Ardhmen", Edi Rama.

Në mbledhjen e sotme KQZ pritet të diskutojë lidhur me vendimmarrjen për këto vota të kontestuara, që sipas Kodit Zgjedhor duhet të përfshihen në tabelën e rezultateve përmbledhëse për kryetarin e bashkisë Tiranë, por ndryshimet këtë here do të kërkojnë një vendimmarrje 5 me 2 në KQZ.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment