Real Madrid shumë pranë Coentraos

Zërat me te fundit njoftojnë se Real Madridi është shumë afër transferimit të mbrojtësit të Benficas pasi interesimi i "Mbretërve" për lojtarin është shumë i madh.

"Marca" shkruan se Real Madridi është në prag të marrëveshjes me Benfican për Coentraon i cili në Santiago Bernabeu do të transferohet për një shumë rreth 22 milion euro.

Coentrao do të ishte transferi i katërt i Realit për këtë verë pasi Mbretërit kanë transferuar edhe Jose Callejon, Nuri Sahin dhe Hamit Altintop.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment