Prishtinë, ish pjesëtarët e UÇK-së në ditën e 11 të grevës

Rreth 50 ish-pjesëtarët e UÇK-së, kanë hyrë në ditën e njëmbëdhjetë të grevës së përgjithshme dhe në ditën e katër të grevës së urisë. Ndërsa gjëndja e tyre shëndetësore është rënduar ata shprehen të vendosur se nuk do të ndërpresin grevën deri në miratimin e kërkesave të tyre.

Grevistët janë vendosur në një tendë afër qeverisë së Kosocës dhe vizitohen vazhdimisht nga deputetë por edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Kryetari i Këshillit grevistë, Xhevdet Qeriqi bëri sërish apel për miratimin sa më të shpejt të ligjit për vlerat e luftës “dhe ne do t’i heqim tendat dhe do të vazhdoj jeta normalisht” tha ai.

Kryeministri Hashim Thaci ka bërë apel për përfundimin e grevës, duke thënë se “ka prioritet të vetin miratimin e ligjit për veteranët e luftës.”
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment