Përfitimet nga lëngu i karotës

Karotat janë të shkëlqyera për sytë. Ato përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës A, në formën e beta-karotenit.

Nga mjekët këshillohet që të përdoret lëngu i karotës pasi nëpërmjet ngrënies së një karote të papërpunuar ju merrni vetëm 1 për qind të beta-karotenit. Ndërsa kur ju ose fëmija juaj merrni një gotë me lëng karote sistemi juaj thith pothuajse 100 për qind të beta-karotenit.

Po ashtu, thuhet se lëngu i karotës ka substanca që luftojnë kancerin, kështu që ndihmon në parandalimin e kancerit.

Lëngu i karotës është i mirë edhe për lëkurën dhe për shëndetin në përgjithësi, dhe rrit imunitetin tuaj. Në fakt, dy gota në ditë me lëng karote mund të rrisin imunitetin tuaj me 70 për qind.

(femina.al)

No comments:

Post a Comment