Përdoruesit e Skype nuk mund të kyqen në llogaritë e tyre, përsëri

Skype deklaroi sot se përdoruesit e saj po kanë probleme për tu kyqur në sherbimin e tyre, përsëri.

“Një numër i vogël nga ju po ka probleme për tu kyqur në shërbimin tonë. Teknikët tanë janë duke punuar intenzivisht për të gjetur shkakun dhe për ta rregulluar problemin”, deklaroi sot Skype përmes Twitter.

Më vonë ata kanë përditësuar blogun e tyre duke lajmëruar se kishin gjetur shkakun dhe se ishin duke bërë rregullimet. Më vonë thanë se nuk ka nevojë për ndonjë rregullim manual nga përdoruesit sepse Skype do të fillonte të punonte automatikisht posa të jetë në gjendje ta bëj një gjë të tillë.

Pas postimin në Twitter, përdorues anekënd botës filluan të shfaqnin brengat dhe problemet e tyre përmes Twitter.

Ky nuk është problemi i parë i tillë për Skype. Nuk ka shumë kohë, në fakt me 26 Maj një problem i ngjashëm u vërejt mirpo doli se problemi ishte tek një xml fajll në fakt shared.xml e cila duhej të fshihej që të rregullohej problemi. Kompania dha udhëzime se si duhej të rregullohej problemi manualisht dhe pastaj vendosi për shkarkim një verzion të përditësuar që e kishte të rregulluar problemin.

(tech.al)

No comments:

Post a Comment