Në njoftimin për media thuhet se nga të gjithë ofertuesit ekonomikë që kanë aplikuar për këtë tender, në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik dhe duke respektuar të gjitha procedurat tjera administrative, fitues është shpallur kompania OESD, që i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara në tender.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë, që brenda 3 viteve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të pajisen me pasaporta biometrike”, thuhet në njoftim.
(24-ore.com)
No comments:
Post a Comment