Para Kosovës është e ardhmja evropiane.

Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor duhet të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian- ka thënë të shtunën shefi i diplomacisë çeke, Karel Schwarzenberg.
Sipas vlerësimit të Schwarzenberg, perspektiva e të qenit anëtar i ardhshëm është edhe para Kosovës duke shprehur bindjen se nuk do të zgjasë gjithmonë situata që disa vende anëtare të BE-së ta kenë njohur pavarësinë e Kosovës, e disa të tjera jo.

“Me kalimin e kohës kjo do të rregullohet. Nuk mendoj se do të zgjasë shumë”, ka thënë ministri i Jashtëm çek në një intervistë për agjencinë sllovake TASR. 



(telegrafi.com)



No comments:

Post a Comment