Operacioni “Gardhi”, kap në kufi 2 Sllovenë, sekuestrohet 5.5 kg heroinë

Policia e Prishtinës ka arrestuar dy personave pas marrjes dhe grumbullimit të të dhënave, ku u gjetën dhe sekuestruan 5.5 kilogramë heroinë.

Mësohet se arrestimi i personave të dyshuar është kryer dje në orët e vona të pasdites në pikën e kalimin kufitar në Merdarë, ku operacioni i koduar “Gardhi”, bëri të mundur kapjen e Sh. Nrecaj e seksit femër 35 vjeçe dhe E. Maliqi i moshës 25 vjeçare i seksit mashkull, të dy të ndaluarit me shtetësi Sllovene.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e drogës së gjetur e cila mendohet të kapi shifrën e 120. 000 euro, por krahas saj u sekuestrua edhe makina ku ishte fshehur substanca narkotike, tre celularë dhe dy pasaporta.

Kurorëzimi i kij misioni u bë i mundur falë bashkëpunimit me Policinë Kufitare.


(noa.al)

No comments:

Post a Comment