OBSH: Shqipëria në nevojë për mjekë, ka vetëm 11-12 për 10.000 banorë

Në Shqipëri, megjithë përmirësimin e kushteve spitalore dhe shtimin e kujdesit shëndetësor që ofrojnë klinikat private së fundmi, ende vihet re një raport i ulët mjek-pacient.

Eshtë një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i cili e bën më të qartë mungesën e personelit mjekësor në vendin tonë, në krahasim me vendet e tjera evropiane.

Kështu, OBSH bën me dije se 10.000 shqiptarë vitin e kaluar janë trajtuar nga vetëm 11-12 mjekë.

Kjo shifër rezulton të jetë ndër më të ulëtat në rajon, ndërsa Rumania e ka përshembull 19 mjekë, Moldavia 26 dhe Hungaria 31 mjekë që kujdesen për 10.000 banorë.

Ndërkaq, dhe evropianët e tjerë, të tillë si bullgarët, francezët apo holandezët janë trajtuar vitin e kaluar më mirë se ne nga aspekti shëndetësor, për shkak të numrit më të lartë të kujdestarëve mjekësorë, i cili është dyfishi i atij të vendit tonë.

Por raporti i OBSH-së vë në dukje se edhe sa i përket kujdesit infermieror, situata nuk paraqitet më e mirë. Në Shqipëri, për 10 mijë banorë, mësohet se janë rreth 25-30 infermiere që sigurojnë kujdesin shëndetësor.

Në Rumani përshembull kjo shifër është 42 në 10.000 njerëz; në Bullgari është 47, në Hungari 63, ndërsa në Francë, numri i tyre arriti vitin e kaluar deri në 90.

(noa.al)



No comments:

Post a Comment