Obama luan golf me Boehnerin

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka luajtur golf me një nga kritikët e tij më të ashpër, kongresistin republikan, John Boehner.

Kishte disa muaj që pritej zhvillimi i ndeshjes pranë bazës së Forcave Ajrore, Andrews, në rrethinat e Washingtonit.

Siç thonë analistët, presidenti Obama dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Boehner, kanë marrëdhënie të mira pune dhe e respektojnë njëri tjetrin, por kanë pasur përplasje mbi disa çështje të mëdha, përfshirë buxhetin.

Ndihmësit e tyre shpresojnë që loja miqësore do të jetë një mundësi që dy udhëheqësit të diskutojnë mbi problemet e vendit dhe t’i afrohen arritjes së një marrëveshjeje.


(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment