Nuk pranon role pa e parë skenarin

Aktorja Cameron Diaz gjithmonë në themel lexon skenarët para se të vendosë për të pranuar rolet, edhe pse e di se përshtypja e parë mund të ndryshojë.

Diaz kohë më parë ka pranuar se në fillim nuk ishte shumë e impresionuar me skenarin për filmin e saj më të ri “Bad Teacher”, por kur nisi ta lexojë në detaje u dashurua në heroinën Elizabeth Halsey.

“Kur lexova 30 faqe të skenarit kam thënë se kurrë nuk do ta luaja këtë personazh. Ajo është person i tmerrshëm. Por, më vonë kur lexova edhe dhjetë faqe thashë “Hej, mendoj se jam sikur ajo”. Arsyeja pse njerëzit e donë është sinqeriteti i saj. Njerëzit do të donin të ishin të sinqertë po aq sa edhe ajo dhe nuk do të duhej të vuanin pasojat. Ajo është heroinë, edhe pse do të duhej të ishte anti-hero”, ka shpjeguar Cameron Diaz.

Premiera e komedisë “Bad Teacher” do të shfaqet në kinematë amerikane më 24 qershor.


(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment