Noga: Do të bashkëpunoj me Lil Wayne

Duket shumë e pa besueshme, mirëpo tinejxheri kosovar i njohur për talentin e tij në beatbox, Noga, ka deklaruar se ai është shumë pranë që të sigurojë bashkëpunimin me reperin e njohur amerikan Lil Wayne.

Sipas Nogës, emri i vërtetë i të cilit është Agon Abdullahu, ai do të fillojë punën shumë shpejtë për të bashkëpunuar me Lil Wayne dhe se për këtë thotë të ketë bërë gati plot 100 mijë euro.

Që ky bashkëpunim do të realizohet vërtet, mund të duket pak e besueshme, mirëpo atë që e ka thënë Noga deri tani e ka realizuar dhe nëse ndodh që t’ia dalë dhe të sigurojë bashkëpunimin me Lil Wayne, atëherë ai do të bëhet artisti i parë shqiptar që bashkëpunon me një figurë prominente të hip-hop muzikës ndërkombëtare. 


(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment