Njohja faktike e Kosovës, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Nisja e bisedimeve për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të rrezikohet me kërkesën për njohjen e Kosovës, por deri në fund të këtij procesi Serbia faktikisht duhet pranojë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë vend anëtar i BE-së, vlerësojnë deputetët e Bundestagut gjerman.
“Në fund të bisedimeve përfshirja faktike e njohjes së Kosovës duhet të jetë në tavolinë dhe nëse kjo mungon, parlamenti gjerman nuk do të mbështesë anëtarësimin e Serbisë në BE”, kanë thënë deputetët e Bundestagut për gazetarët dhe redaktorët e redaksive beogradase.
Sipas tyre, pranimi i faktik i pavarësisë së Kosovës do të nënkuptonte ndër tjera pranimin e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat ndërkombëtare, dhe kjo është ajo që Serbia deri në fund të bisedimeve për anëtarësim në BE duhet ta përmbushë.
Deputetët kanë theksuar se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është kyçe, ndërsa kanë këmbëngulur në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe që në fund të këtyre bisedimeve duhet të jetë edhe njohja.
Përfaqësuesit e Bundestagut gjerman kanë biseduar në Beograd edhe me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë dhe partive politike.

(rtv21.tv)



No comments:

Post a Comment