Një grua drejton për herë të parë NYT.

Një grua drejton për herë të parë New York Times, një prej të përditshmeve amerikane më të lexuara me një histori tashmë 160-vjecare.

Jill Abramson 57 vjec është pasuese e Bill Keller, i cili le detyrën për t'iu përkushtuar krijimtarisë. Jill, nënë e dy fëmijëve, do ta marrë zyrtarisht detyrën më 6 shtator.
Abramson ka nisur të punojë për New York Times në vitin 1997. Përpara se të bëhej zëvendëse e Keller, Jill ka qenë korrespondente e gazetës në Washington.

No comments:

Post a Comment