“Ngom Fest” përfundon përgatitjet.

Programi i festivalit tashmë është i përfunduar dhe artistët do të performojnë në katër skena të ndryshme në qytet.
Në skenën në Shatërvan do të performojnë bende pop dhe rock nga Kosova dhe Rajoni si: Genc Salihu, Bojken Lako, Jericho, Shpat Deda, 403, Kuarteti Pentagram, Offchestra, Ethnically Plugged, Gipsy Groov, Kthjellu e Alban Nimani.

Në skenën në parking buzë lumit do të performojnë bende alternative dhe punk: The Freelancers, The Glasses, Conquering Lion, Sarkofuck, Gillespie, Alley Sin, Bud Pets, Pinkmetal, Noise Seeds, Impurita, The Frames, Me t’njofshë, MadGo.

Ndërkaq në skenën në Marash do të performojnë Dj nga Kosova dhe bota: DJ Wiggi, Deejaysaurus, Vas, Wish.ko, Pass-N-G-R, Tolis Q, Toton (laus music), Sabb, Dark Angel, Jim Rivers (Intec, UK), Likatek (Episode).

Një skenë tjetër për adhuruesit e muzikës elektronike është krijuar në Kej buzë lumit ku do të performojnë: Da Lil, Roots Raid, Filip Motovunski, Son of Beat & Japan.

Gjithashtu, si pjesë e festivalit, studentët e shkollave të mesme nga e gjithë Kosova do të performojnë në ambientet e Hamamit të qytetit.

Gjatë festivalit do të organizohet edhe aktiviteti i pastrimit të lumit të qytetit nga vullnetarët e Ngom-it si dhe mbjellja e fidanëve në pjesë të ndryshme të qytetit të cilat do të marrin emrin e artistëve pjesëmarrës të festivalit. Këto aktivitete kanë për qëllim mbrojtjen e ambientit si dhe rritjen e vetëdijesimit mbi pastërtinë e ambientit ku jetojmë.

Organizatorët e “Ngom Festit” po përkujdesjen edhe për rregullimin e kampit buzë lumit, i cili do të shërbejë për akomodimin e shumë të mysafirëve të cilët do të vijnë javën e ardhshme në Prizren. Kampi do të hapet një ditë para festivalit, më 23 Qershor, ndërsa vendi i kampit është kampi i Festivalit DokuFest. Çmimi për kamp është 1 euro ndërsa të interesuarit që të qëndrojnë në kamp e kanë mundësinë që të aplikojnë në ueb faqen e festivalit: www.ngomfest.com.

Festivali i muzikës Ngom është projekti i parë i organizuar nga organizata “Ngo”, e cila është e përbërë nga individë të cilët janë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore të Prizrenit dhe Kosovës.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment