Në Shtator gjyqi i Zhak Shirak-ut

Nga 5 deri 23 Shtator do të zhvillohet gjygji i ish-presidentit francez Jacques Chirac, para Gjykatës Penale të Parisit, siç njoftoi sot kryetari i gjykatës, Dominique Pot. Shirak akuzohet ndër të tjera, për përvetësim të parave publike gjatë periudhës që ka qenë kryebashkiak i Parisit.

Gjyqi i 78-vjeçarit tashmë, Shirak u ndërpre në seancën e parë më 7 Mars, për shkak të një çështje procedurjale, domethënë “një çështje prioritare për sa i përket kushtetutshmërisë”, pasi kishte kaluar koha dhe ishin në mydyshje nëse duhej të mbetej çështja në arkiv apo jo, se këto shkelja ishin kryer gjatë viteve 90.

Jacques Chirac, i cili gëzonte imunitet gjatë qëndrimit të tij 12-vjeçar në postin e presidentit në (1995-2007), do t’i duhet të japë shpjegime për ngjarjet që ndodhën në 1990, kur ai ishte kryebashkiak i Parisit (1977-1995).

Ish-presidenti u vu para drejtësisë për “përvetësim të parave publike”, për “shpërdorim të besimit” si dhe për “interesa të paligjshme”.

Ka të ngjarë të dënohet me 10 vjet burgim dhe me gjobë 150.000 euro.

Shirak akuzohet gjithashtu se u ka lejuar njerëzve të cilët ishin të punësuar kryesisht për partinë e tij të paguhen nga Bashkia e Parisit.

Ish-presidenti francez nuk ka reshtur së thëni se pas kësaj historie fshihet një komplot kundër tij.

(albanews.gr)



No comments:

Post a Comment