NBA, Dallas barazon serinë

Në garën 4 të finales së madhe të NBA, Dallas Mavericks ka mundur Miami Heat me rezultatin 86-83 duke barazuar serinë në 2-2.

Edhe pse me temperaturë, Dirk Nowitzki, ylli i Dallas, ka qenë pikëshënuesi më i mirë i skuadrës së tij me 21 pikë, në ndeshjen e zhvilluar në Texas.

Miami ka paguar me humbje mbrëmjen e dobët të Lebron James, i cili ka shënuar vetëm 8 pikë.

Lojatri më i mirë për Heat ka qenë Dwayne Wade me 32 pikë.

Mbreti i topave në tabelë ishte Tyson Chandler (Dallas) me 16 të tillë.

Ndeshja e pestë finale do të luhet 9 qershor në Miami.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment