NATO pranon se gaboi në Tripoli

NATO merr përgjegjësinë për një sulm të gabuar kryer një ditë më parë në Tripoli të Libisë, pasi kanë mbetur të vrarë civilë. Aleanca ushtarake tha se sulmi i gabueshëm një ditë më parë ka mundur të bëhet për shkak të “dështimit të sistemit të armatimit”.

Zyrtarët e Libisë thanë se nëntë civilë janë vrarë, përfshirë edhe dy fëmijë. Aleanca shprehu keqardhjen për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment