Natë e zjarrtë mes Justin dhe Scarlett

Të dy janë ndarë nga partnerët e tyre respektivë, kështu
kanë vendosur të ngushëllohen me njëri-tjetrin.

Për një flirt mes tyre flitej që disa kohë më parë, kur të dy bashkëpunuan në videon e këngës “What Goes Around… Comes Around”.

Tani me sa duket janë duke u përpjekur për ta provuar sërish.

Aktroja dhe këngëtari faktikisht janë parë në prani të njëri tjetrit në një lokal në Nju Jork dhe më pas kanë kaluar natën së bashku.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun” pas fundit të historisë me Sean Penn, Scarlett e ka gjetur tashmë një shpatull mbi të cilën mund të mbështet dhe është ajo e fatlumit Timberlake, ku dhe ai është i freskët nga ndarja me Jessica Biel.
(noa.al)



No comments:

Post a Comment