Natalie Portman është bërë mama

Natalie Portman është bërë mama.

Protagonistja e filmit të suksesshëm “Black Swan”, me të cilin ajo arriti të merrte dhe çmimin oskar si aktorja më e mirë protagoniste, ka sjellë në jetë një djalë së bashku me të fejuarin e saj, koreografin Benjamin Millepied.

Lajmi është bërë i ditur nga e përjavshmja amerikane People, që duhet thënë se nuk ka bërë të ditura detaje të tjera.

Për tu theksuar është se as emir i fëmijës nuk është bërë i ditur.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment