Mourinho ndryshon skemën e Real Madridit

Trajneri i Real Madridit,Jose Mourinho është i gatshëm ta ndryshojë formacionin e tij të vjetër 4-2-3-1, për të shfrytëzuar sistemin e ri 4-3-3 pasi këtë vit kërkon tjetër lojë nga ekipi i tij.

Sezonin e kaluar Jose Mourinho përdori formacionin 4-2-3-1, megjithëse ndryshimet që Mourinho mendon t′i bëjë, nuk do ta prekin vetëm mbrojtjen, por do ta forcojnë edhe sulmin.

Por ky ndryshim do ta lejonte të sapoardhurin tek Real Madridi,Nuri Sahin të jetë pjesë e formacionit bazë.

Formacioni i ri, nëse fillon të aplikohet nga Jose Mourinho, do të ishte kështu: Casillas; Ramos, Pepe, Carvalho, Coentrao; Khedira, Alonso, Sahin; Ozil, Benzema, Ronaldo.

Portier:Casillas

Mbrojtës: Ramos, Pepe, Carvalho, Coentrao

Mesfushorë: Khedira, Alsono, Sahin

Sulmues: Ronaldo, Benzema, Ozil 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment