Moratti u takua me Villas Boas, rival Chelsea

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka marrë shumë seriozisht çështjen e transferimit të trajnerit të Portos, Andres Villas Boas, pasi mediumet italiane besojnë se Moratti u takua me të.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Moratti është tashmë është takuar personalisht me Villas Boas për të biseduar mbi kalimin e tij te Interi dhe mendohet se strategu nuk ka ndonjë problem personal pasi me kënaqësi do ta pranonte Interin, por problemi ekziston te klauzola prej 15 milionë eurosh të cilën nguron ta paguajë Moratti.

Operacioni, sipas gazetës, do të mund të realizohej vetëm në rast të përfshirjes së ndonjë lojtari të Portos në planet e Interit, kemi raportuar dje për Radamel Falcaon.

Sido që të jetë, Interi për rival më të madh do ta ketë Chelsean, pasi edhe Blutë janë vënë pas strategut portugez, ndërsa në rast të dështimit të të dyja klubeve për Villas Boas, atëherë lufta tjetër do të jetë për Guus Hiddink, të cilin Moratti e ka identifikuar si planin B. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment