Moratti-Leonardon drejt lamtumirës

Presidenti i Interit,Massimo Moratti tashmë duhet të mendojë edhe për stolin e drejtimit të skuadrës pasi Leonardo trajneri aktual duke se është drejt largimit për tek skuadra franceze ajo e PSG.

"Leonardo është trajner i zoti dhe mua më bëhet qejfi qe kanë shfaqur interesim për të dhe nëse ai do të transferohet tek PSG atëhere ai do të shkojë tek një skuadër me vlera",tha Moratti për Sportmediaset.

Tashmë Moratti duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij dhe duket se më pranë ndodhet Argjentinasi, Marcelo Bilesa.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment