Ministri çek Schwarzenberg viziton Kosovën

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten dhe të
premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg.

Gjatë vizitës dyditore, Ministri Schwarzenberg, do të takohet me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Misioneve të huaja dhe autoritete lokale e fetare në Kosovë.

Ministri Hoxhaj dhe Ministri Schwarzenberg do të takohen të enjten.

Takimi do të nisë në orën 16:45 në Ndërtesën e Qeverisë, salla P 37.

Pas takimit, në orën 17.15, do të zhvillohet një konferencë për mediat e dy ministrave, në Sallën e Mediave të Qeverisë P32.

Çekia e njohu pavarësinë e Kosovës në 23 maj të vitit 2008, tre muaj pas shpalljes së deklaratës së Pavarësisë në Parlamentin e Kosovës.

Njohja e shtetit të më të ri të Europës nga Çekia, pasoi reagimin politik të menjëhershëm të Serbisë.

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç urdhëroi asokohe tërheqjen brenda 48 orësh të ambasadorit serb nga Republika Çeke.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment