Ministrat e Jashtëm të BE: Të shqetësuar për situatën në Tiranë, duhet dialog urgjent mes qeverisë dhe opozitës

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian ka lëshuar deklaratë për situatën në Shqipëri pas takimit që mbajti sot. Përveç deklaratave për Libinë e Sirinë, në axhendë ka qenë edhe çështja e zgjedhjeve në Shqipëri. Në deklaratë thuhet se situata në Tiranë është një çështje për shqetësim. Zgjedhjet, sipas ministrave të Jashtëm të BE u mbajtën përgjithësisht me transparencë, por me vështirësi procedurale. Këshilli i Ministrave ka shprehur shqetësim për përkeqësimin e situatës politike dhe tensionet në rritje pas zgjedhjeve.

Këshilli i Ministrave ka bërë thirrje që procesi të përfundojë me qetësi dhe që të njihet supremacia e zbatimit të ligjit. BE ka deklaruar se do monitorojë nga afër vlerësimet e ODIHR për zgjedhjet. Po ashtu i është kërkuar qeverisë dhe opozitës që të punojnë së bashku për të adresuar rekomandimet e ODIHR për reformën zgjedhore. Sa i përket Komisionit të Venecias, edhe BE ka deklaruar mbështetje për të marrë një opinion se si të shmangen situata të tilla në të ardhmen.

BE i ka bërë thirrje urgjente qeverisë dhe opozitës që të nisin dialogun politik për të tejkalura ngërçin e stërzgjatur. Vetëm nëse do të arrihet ky dialog dhe do të plotësohen kriteret e BE, atëherë vendi do lëvizë përpara drejt BE, thuhet në konkluzionet e Këshillit.


(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment