Meta: Procesi ndaj meje, politik

Kreu i Levizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi sot se i gjithë procesi gjyqësor ndaj tij është politik dhe se prokuroria ka vepruar gjatë gjithë hetimeve në mënyrë te jashtëligjshme."Institucioni i prokurorisë nuk ka asnjë qëllim për të zbardhur të vërtetën, por ka patur si qëllim zvarritjen e këtij procesi. Prokuroria ka qenë ekstreme në krahun antiligjor", tha Meta.
Sipas Metes, gjithcka ishte per te goditur rezultatin e LSI-se ne zgjedhje, duke ju referuar faktit se prokuroria e kerkoi ne 6 maj dy perpara dates se votimeve ta merrte te pandehur.

"Prokuroria ka patur të gjithë kohën për të ecur përpara, por vetem dy dite para 8 majit me komunikoi se përse isha marrë i pandehur, në një kohë kur unë kam qenë i gatshëm për procedurat më parë. Prokuroria ka patur qellim te zvarrise procesin per arsye politike", tha Meta.

(top-channel.tv)



No comments:

Post a Comment