Mbledhja e pasdites KQZ shqyrton rinumërimin e 386 QV me fletë të kontestuara

Pas zbardhjes dhe protokollimit të vendimit të dhënë nga Kolegji Zgjedhor ditën e hënë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet pasditen e sotme për miratimin e projekt-aktit për numërimin e fletëve të hedhura gabim.
Ky fakt u konfirmua në një prononcim dhënë për mediat nga zëdhënësi i këtij komisioni Leonard Olli i cili u shpreh se, “Nëse gjithçka do të shkojë në kohë korrekte dhe subjektet politike dhe anëtarët e KQZ do të kenë kohën e nevojshme në dispozicion për tu njohur me këtë projekt-akt, atëherë, ai, do të kalojë për shqyrtim pranë KQZ në mbledhjen e pasdites e caktuar për orën 18:00. Nëse miratohet KQZ do të nisë menjëherë nga puna, ndoshta dhe nesër për të zbatuar urdhrin e Kolegjit Zgjedhor”.

Sakaq ai shtoi më tej se sipas ekspertëve të Drejtorisë Juridike të KQZ-së është vënë re se do kërkohet hetimi vetëm i kutive të materialeve zgjedhore ku ndodhen zarfet me fletë të kontestuara.

Kjo vendimmarrje KQZ, bëhet pas vendimit të 13 qershorit nga Kolegji Zgjedhor i cili urdhëroi përmes një vendimi që ky komision të fillojë numërimin e fletëve të kontestuara për 368 qendra votimi.

(noa.al)



No comments:

Post a Comment