Marsh dhe koncerte nëpër rrugët e Shkupit

Marshim rrugëve të Shkupit dhe koncerte kundër brutalitetit policor. Në këtë mënyrë vazhdoi dita e 14 e protestave të të rinjve për vdekjen e moshatarit të tyre Martin Neshkovski. “Jemi për liri dhe duam të jetojmë të lirë. Drejtësia duhet të dalë në dritë”, thanë protestuesit. Ata i hedhin poshtë akuzat e disa të rinjve se SDSM keqpërdor protestuesit dhe paralajmëruan marsh të ri.
“Personat që një ditë më parë bënë thirrje për protesta nuk janë pjesë e atyre që protestojnë 14 ditë rresht. Ne nuk e njohim atë, por ajo asnjëherë nuk ka qenë në protestën tonë. Kërkojmë përgjegjësi nga të gjithë institucionet e involvuara”, tha Kirill Efremovski. Në peticionin kundër brutalitetit të policisë janë nënshkruar edhe të rinj edhe pleq. Temperaturat e larta i shtynë qytetarët që të gjejnë hije dhe nga aty ti ndjekin ndodhitë pas shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës .Pas interpretimit të gjashtë grupeve të qytetarëve nëpër rrugët e Shkupit, një pjesë e demonstruesve parashtruan kërkesat për zbardhjen e rastit. Ata kërkuan dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme dhe të përgjegjësve të tjerë për vrasjen që ndodhi kohë më parë. Nga MPB përgjigjen se bëhet fjalë për një person përgjegjës që ka kryer vrasjen dhe jo për gjithë policinë. Argumenti i MPB-së është që policia për një kohë të shkurtër e ka gjetur policin dhe ka zgjidhur rastin.
(lajmpress.com)

No comments:

Post a Comment