Maqedoni: Libri i ri i gjeografisë fyen shqiptarët

Ky libër sipas historianit Skënder Hasani është përgatitur që në vitin 2008 kurse tani duke mos përfillur vërejtjet e historianëve shqiptarë ka marrë vizë nga Ministria e Arsimit që të botohet. Gjithashtu sipas Hasanit tendenca e Ministrisë së Arsimit është që ky libër medoemos të kalojë përpara formimit të qeverisë së re.

Ministria e Arsimit jo vetëm që nuk i ka rishikuar librat që fyejnë historinë dhe kulturën e shqiptarëve në Maqedoni por gjithashtu përgatit botimin edhe të një libri të ri të historisë për klasën e gjashtë ku shqiptarët që në gjenezën e tyre i cilëson si vandal.

Ky libër sipas historianit Skënder Hasani është përgatitur që në vitin 2008 kurse tani duke mos përfillur vërejtjet e historianëve shqiptarë ka marrë vizë nga Ministria e Arsimit që të botohet. Gjithashtu sipas Hasanit tendenca e Ministrisë së Arsimit është që ky libër medoemos të kalojë përpara formimit të qeverisë së re.

“Për fat të keq unë mund t’ju cek se para dy muajsh u zgjodha si anëtar i Komisionit nacional për librat në Maqedoni ku në mbledhjen e parë na erdhi një libër i cili për fat të keq ne nuk kemi ditur se është hartuar në fushatën zgjedhore e vitit 2008. Libri i mëparshëm për klasën e gjashtë fyente shqiptarët se kanë në ardhur në mesjetë ai tani bartet në antikitet që shqiptarët i nxjerrë që në gjenezë që janë vandal dhe gusar”, tha Skënder Hasani, historian.

Ministri i Arsimit Nikolla Todorov nga ana tjetër tha se gabime të tilla nëpër libra shpesh herë mund të ndodhin kur bëhet fjalë për historinë se këto nuk duhet të quhen skandaloze.

“Besoni se kur bëhet fjalë për historinë kur bëhet fjalë për përmbajtje të tilla në këtë pjesë të shkencës shumë shpesh do të ketë qëndrime të ndryshme lidhur me çështje të ndryshme, dhe nuk kisha dashur ato ti quajmë si skandaloze deri sa nuk paraqesin fyerje të ndjenjave të ndonjë etniteti në Maqedoni dhe gjithsesi se ato duhet të shmangen dhe do ti shmangim”, tha Nikolla Todorov, Ministër i Arsimit.

Sipas këtij vendimi të Ministrisë së Arsimit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme edhe vitin e ri akademik do të vazhdojnë të mësojnë nga librat me gabime të shumta shkencore por edhe që fyejnë shqiptarët. Kështu nuk është rishikuar as libri i gjeografisë për vitet e dyta të shkollave të mesme ku thuhej se vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo vendosje që akoma vazhdon është e rrezikshme për Maqedoninë apo se fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke apo edhe rome.


(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment