Mania Kardashian

Kim Kardashian është shndërruar në një mani nëpër mediat e të gjithë botës. Këngëtarja që u fejua me asin e basketbollit përflitet që nga unaza e fejesës, dasma e saj, debatet me nënën e saj, por edhe me motrat që janë xheloze në të.
Kim Kardashian nuk ka të ndalur festimin e fejesës së saj me Kris Humphries, por nuk është vetëm ajo që është nën këto ethe. Është edhe nëna e saj e cila po i bon presion Kim’it që ta mbaj mbiemrin e saj të mesëm dhe të vajzërisë.

Kris Jenner, e ëma e vajzës ka thirr të dy vajzat Kourtney dhe Kim që të shkojnë në New York për të marrë këshilla, përderisa ja ka bërë të qartë asaj se nuk dëshiron që ajo ta ndryshoj mbiemrin sepse kjo është një traditë e tyre familjare.

Duke folur për ueb-faqen PopEater, Jenner ka thënë: “Nuk mendoj se ajo duhet të quhet Kim Humphries. Mendoj se ajo duhet të quhet Kim Kardashian sepse ky është emri për të cilin ajo ka punuar shumë dhe me të cilin njihet”.

Tutje Jenner ka folur edhe për relacionet e saj me dhëndrin. “Kris Humphries nuk mund të jetë aq i njohur. Sipas të gjitha gjasave dasma do të shihet nga e gjithë bota. Unë do të kujdesem që vajza e ime të duket bukur para miliona njerëzve”.

Për fejesën e Kim’it ka reaguar edhe motra e saj Kourtney e cila ka thënë se Kris ka një respekt të veçantë në klanin e Kardashianëve. “Ai përshtatet mirë me familjen. Mendoj se tani ata duhet të diskutojnë me njëri-tjetrin gjëra më të rëndësishme”.

“Edhe Kim me duket totalisht vetvetja para tij. Çdo gjë duket se e bën me lehtësi, qetësi dhe pa stres”, shtoi ajo.

Nga ana tjetër Kim ka folur më shumë për unazën e saj 20.5 karat të arit. Për këtë ajo ka rezervuar një vikend me të fejuarin e saj në Monako këtë vikend ku është mbajtur një revy e modës. Pa dyshim, Kim ka dashur të duket më “in”, për shkak se në këtë eveniment kanë marrë pjesë edhe prindi Albert i Monaco’s me të fejuarin dhe mysafirë të tjerë VIP.

“Monaco është shumë e mrekullueshme”, ka shkruar menjëherë pas kuaj Kim. “Prapaskena ishte shumë interesante. Gjithçka ishte e mrekullueshme. Aty ishte edhe çifti mbretëror edhe pse ndihesha pak nervoz por gjërat shkuan mirë kur me Kris shkuam në pallatin e Albertit për darkë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Kris dhe Kardashian ishin fejuar publikisht javën e kaluar ku një unazë që thuhet se ka kushtuar dy milion dollarë bëri që Kimit ti thyhet zemra dhe ta pranoj propozimin e tij për fejesë.

Edhe Khloe nuk lihet rehat

Nga ana tjetër nuk është vetëm Kim ajo që përflitet nëpër mediat e huaja. Është edhe Khloe për të cilën thuhet se ajo nuk është shtatzënë ashtu sikurse kishte menduar. 26 vjeçarja që është e martuar me një basketbollist tjetër, me Lamar Odom ka thënë se ajo ka menduar se është shtatzënë por tani mediat spekulojnë se se ajo ka probleme me feritlitetin.
(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment