LDK: Komisionet për ndryshime kushtetuese ta kryejnë punën e tyre

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë të mërkurën se Komisionet për ndryshime kushtetuese dhe reformë zgjedhore duhet ta kryejnë punën e tyre, në përputhje me mandatin që iu është dhënë nga Kuvendi dhe brenda afatit kohor të paraparë në marrëveshjen politike dhe në Rezolutën e Kuvendit.

Në njoftimin për media u tha se Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme diskutoi për punën e Komisioneve të mandatuara nga Kuvendi i Kosovës për ndryshime kushtetuese dhe reformë zgjedhore.

Kryesia i dha mbështetje punës së anëtarëve të LDK-së në këto komisione, ndërsa theksuan se do të angazhohen në mënyrë aktive që këto ndryshime kushtetuese dhe të sistemit zgjedhor të jenë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe të legjitimitetit të institucioneve që do të dalin nga vota e lirë. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment