Lazio, gati shkëmbimi Muslera-Cana

Agjenti i portierit të Lazios, Muslera, është shprehur për mediat se klienti i tij është shumë pranë largimit dhe me shumë mundësi destinacioni i tij është Turqia, sidomos tek klubi i Galatasaray-t.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare së bashku me agjentin e portierit ndodhen në Turqi për një shkëmbim të mundshëm ndërmjet Musleras dhe Lorik Canës.

Lazio e kërkonte prej kohësh mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare dhe të Galatasarayt.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment