Kurnaci Toni Blair, 10 sterlina shokëve të djalit për festën e fundit të shkollës

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është vënë në qendër të kritikave të britanikëve. Me rastin e fundit të shkollës, së bashku me të shoqen ai ka organizuar një festë në shtëpinë e tij dhe ka ftuar të gjithë shokët e klasës së djalit Leo. Blair ka vënë një autobus në dispozicion për të marrë shokët e klasës së djalit të vet, por fëmijët që kanë shkuar në festë janë detyruar që të paguajnë 10 sterlina si biletë për autobusin.

Përballë protestës së fëmijëve për këtë gjë, Blair dhe bashkëshortja e tij, edhe pse gëzojnë një pasuri prej më shumë se 60 milionë sterlina, kanë rënë dakord që të paguajnë biletën e autobusit vetëm për fëmijët më të varfër.

Familja Blair në fakt ka treguar se për para nuk bën asnjë kompromis. Vetëm pak kohë më parë, gruaja e Toni Blair, Cherie, shiti në eBay për 10 stërlina një autograf të bashkëshortit. Po në këtë sajt, ajo i kishte blerë më parë djalit të saj një dhuratë për vetëm 99 cent.


(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment