Aksidenti ka ndodhur në pikën me kritike të kësaj rruge tërësisht e amortizuar dhe pa asnjë masë mbrojtëse, në një rrëpire, afer Qafes se Poblit.
Dyshohet se automjeti ka dalë nga korsia e vet dhe ka rënë poshtë në gremine afro 300 m direkt e ne Liqenin e Fierzes.
Sipas të dhënave të para mendohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe varianti me i mundshëm eshte qe ai të ketë qenë ne gjumë ose te kete pesuar ndonje problem shëndetësor, por nuk përjashtohet dhe nje defekt i papritur ne makine si një ndër pistat e hetimit.
Pas disa ore kerkimesh rreth ores 11.00 minuta polumbaret kane mundur te nxjerrin trupat e pajete te dy personave te aksidentuar. Trupat e tyre nga morgu i spitalit rajonal te Kukesit u nisen ne drejtim te familjeve te tyre. Mesohet se viktimat po udhetonin sot nga Durresi drejt qytetit te Krumes, ku menaxhonin disa pika te lojrave te fatit.
(24-ore.com)
No comments:
Post a Comment