Kryeministria: Presidenti i ardhshëm nuk i është ofruar opozitës

Kryeministria ka hedhur poshtë sot aludimet e bëra në media për ofrimin e postit të presidentit të ardhshëm opozitës. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Kryeministrit ka sqaruar opinionin në lidhje me lajmet e publikuar sot në dy të përditshme.

“Sot, dy të përditshme shqiptare i kanë lejuar vetes t’i atribuojnë Kryeministrit një deklaratë, sipas të cilës Kryeministri është shprehur se do t’i ofrojë opozitës postin e Presidentit të Republikës”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së kryeministrisë, Erla Mëhilli.

Gjithashtu, zëdhënësja e Kryeministrit sqaron se Kryeministri Berisha nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë. “Kjo deklaratë është kryekëput trillim i këtyre mediave që thjesht shënon një rekord dizinformimi mediatik. Kryeministri ka qenë dhe është i palëkundur në qëndrimin e tij për respektimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës do të zgjidhet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Kryeministrisë.


(noa.al)

No comments:

Post a Comment