Kryeministri japonez "mbijeton"

Kryeministri japonez, Naoto Kan i mbijetoi mocionit te mosbesimit, nje iniciative e deputeteve kritike ndaj tij dhe menyres sesi menaxhoi krizen e katastrofes se dyfishte natyrore te muajit mars.

Ne rebelim, ishin perfshire edhe anetare te vete partise se tij. Perpara se mocioni te kalonte ne parlament per debat, Kan deklaroi se do te jepte doreheqjen ne momentin kur kriza te konsiderohet nen kontroll. Shefi i ekzekutivit japonez, duket eshte perpjekur te paraprinte ne kete menyre kryengritjen e disa anetareve te larte te partise se vet, qe mund ta detyronin te largohej nga pushteti.

Mijera japoneze u vrane nga termeti dhe tsunami shkaterrimtar qe e pasoi, duke e zhytur vendin edhe ne nje krize te rende e te frikshme berthamore. Por edhe pse ka arritur t'i siguroje vetes disa muaj te tjere ne post, Kan konsiderohet nje figure e dobesuar, qe nuk gezon as mbeshtetjen e plote te Partise se vet Demokratike. Kur ai u zgjodh kryeminister qershorin e kaluar, ishte i pesti kryetar qeverie i Japonise ne 5 vjet. Qe atehere, ka pasur disa perpjekje per ta rrezuar ose per ta detyruar te jape doreheqjen.

Ne fillim te ketij muaji, kan njoftoi se tokio do te hiqte dore nga planet per rritjen e varesise nga fuqia nukleare. Nje dite me pare, ekspertet e OKB-se thane se Japonia e kishte nenvleresuar rrezikun e goditjes se nje centrali berthamor nga nje dallge tsunami.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment