Kriza në Greqi, Papandreu ofron dorëheqjen

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka ofruar dorëheqjen e tij të mërkurën, njoftojnë agjencitë e lajmeve greke. Me këtë vendim Papandreu synon të hapë rrugën për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, raporton televizioni shtetëror grek.

Ndërkohë kryeministri Papandreu u prit në një takim të jashtëzakonshëm nga presidenti i vendit Papulias. “Besoj dhe vlerësoj se është në të mirën e interesave të vendit konsensusi kombëtar” deklaroi Papandreu para takimit dhe bëri fjalë për “momente historike kritike” që po kalon vendi.

Qeveria e kryeministrit Jorgos Papandreu dëshiron që përmes shkurtimeve të buxhetit deri në 2015 të përfitojë 78 miliardë euro nga rritja e tatimeve dhe nga privatizimi i pronave shtetërore. Si kusht për kthimin e ndihmave ndërkombëtare prej miliardash euro Athina është e detyruar të bëjë kursime dhe reforma.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment