Kreu i NATO-s: Greqia dhe Shqipëria, shembullorët e Alenacës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, vlerësoi midis të tjerash, Greqinë dhe Shqipërinë si vende model brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut për zbatimin e detyrimeve në fushën e mbrojtjes.

Në një interviste për BBC, Rasmussen theksoi se vetëm Shqipëria, Greqia, Britania e Madhe dhe Franca harxhojnë 2 % të GDP-së për mbrojtjen, sikurse parashikon protokolli i Aleancës.

Gjithashtu, kreu i Aleancës u kërkoi shteteve të tjera europiane, që janë pjesë e NATO-s, të respektojnë kushtet e anëtarësimit dhe të përmbushin edhe detyrimet e pjesëmarrjes në Aleancë.

Reagimi vjen vetëm pak ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, kërcënoi se SHBA mund të ndërpresin mbështetjen e tyre për Aleancën nëse vendet Europiane nuk rrisin shpenzimet.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment