KQZ, numërim mes debatesh të ashpra.

Të dielën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte vënë vetes për qëllim të numëronte 191 kuti të zonës zgjedhore 46, që i përket njësisë bashkiake nr 2.Kandidati Lulzim Basha ka vijuar të ruajë diferencën me disa dhjetra vota para kandidatit Edi Rama.

Por përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë denoncuar tre tipe mospërputhjesh, të vërejtura gjatë hapjes së kutive: kodi i pestë i sigurisë së kutisë nuk gjendet e pasqyruar në procesverbalet e grupit të numërimit, gjatë kqyrjes së kutive janë gjetur fletëvotimi të një qendre votimi të caktuar në një tjetër qendër votimi dhe ka pasur disa fletë votimit të gjetura jashtë zarfave.

Këtë fenomen e denoncoi nga selia e Partisë Socialiste edhe deputeti Eduard Shalsi. Zoti Shalsi tha se kryeministri Berisha po vazhdon të manipulojë në mënyrë të trashë dhe të paturpshme procesin dhe kutitë ku gjenden fletët e votimit.

“Dje pamë një tjetër shfaqe të shëmtuar të KQZ, që vazhdon edhe sot:
Pamë urdhra që nuk mbështeten aspak në procedurat e përcaktuara në ligj, kuti që hapeshin, me numra kodesh sigurie që nuk përputheshin me ato të shënuara në procesverbale, fletë votimi që gjendeshin jashtë zarfeve të mbyllura”, tha deputeti socialist, Eduard Shalsi. 

(top-channel)



No comments:

Post a Comment