KE i shqetësuar për situatën në Shqipëri.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland, ka shprehur shqetësimin mbi situatën politike në Shqipëri, të rënduar tejet pas polemikave mbi zgjedhjet vendore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. 

Këtë shqetësim Jagland e ka shprehur përmes një letre dërguar kryeministrit Sali Berisha.

Detaje të letrës u bënë publike në raportin e Komisionarit për Zgjerimin, Stefan Fule, në Komitetin e Stabilizim-Asociimit të Parlamentit Evropian.

Jagland shprehet në letër se ka ekzistuar shpresa se zgjedhjet vendore të 8 majit do të vendosnin standarde të reja në zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe për përgjegjshmërinë e liderëve politike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, shpresa që sipas tij u përforcuan ditën e votimit që shkoi pa probleme.

Sekretari i Përgjithshëm i KE-së theksoi më tej se për fat të keq, Shqipëria tashmë po përballet me një situatë të acaruar dhe me ndarje politike.

Sipas Jagland, këto ndarje mund të kërcënojnë funksionimin e institucioneve demokratike, qeverisjen e mirë dhe progresin e mëtejshëm ekonomik.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment