Ka qenë Spielgerb ai që ka pushuar Megan Fox

Pas shkarkimit të Megan Fox në sagën e “Transformers”, fshiheshin dyshime të mëdha ishte diçka që dihej tashmë, por së fundmi kanë mbërritur dhe konfirmimet.

Me sa bëhet e ditur një vendim i tillë është marrë nga Steven Spielberg dhe kjo pasi aktorja ka fyer Michael Bay duke e paralelizuar atë me Adolf Hitler.

Regjisori faktikisht është rikthyer në këtë argument për të përditshmen britanike “Daily Mail” dhe një herë e përgjithmonë ka qartësuar gjithçka.

Fillimisht Megan Fox ishte justifikuar për mungesën e saj në xhirimet e filit duke thënë se kishte impenjime të tjera, por më pas dolën zërat e një largimi për shkak të mosmarrëveshjeve me regjisorin.

Së fundmi ka ardhur dhe konfirmimi ku vendimi për të larguar aktoren bukuroshe nga Transformers është marrë nga regjisori i famshëm Steven Spilberg.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment