Jahjaga: Të rikthehet marrëveshja me FMN-në.

Atifete Jahjaga, presidentja e Kosovës, pas kthimit nga Italia ka shprehur keqardhje për prishjen e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
FMN-ja ka përjashtuar Kosovën nga ndihma financiare nga ky fond për shkak të shkeljes së marrëveshjes Stand By.
Presidentja Jahjaga në një konferencë për shtyp në Aeroportin e Prishtinës u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të punojnë në përmbushjen e obligimeve dhe të rikthejnë marrëveshjen me FMN-në.

“Edhe pse nuk është në kornizën e vizitës që kam pasur, unë shpreh keqardhje për vendimin e FMN-së në lidhje me prolongimin apo kthimin e pengimit për marrëveshjen Stand By”, ka thënë Jahjaga.

“Do t’i inkurajojë të gjitha institucionet vendore që sa më shpejt që është e mundur t’i përmbushin kushtet dhe obligimet e tyre ligjore ne mënyrë që neve të mund ta marrim hapin drejt arritjes së marrëveshjeve sa më shpejt që është e mundur”, ka shtuar ajo.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment