Interi shumë pranë Sanchez

Skuadra e Interit duket se është shumë pranë Kilianit të Udineses, Alexis Sanchez pasi edhe Presidenti i Udineses i ka dhënë pëlqimin e transferimit të lojtarit të tij tek skuadra e Interit.

Me sa duket se Drejtuesit e Udineses janë dakort me ofertën e Interit të cilët ofrojnë 18 milion euro dhe një lojtar të tyre siç janë: Mariga, Santon ose Ramirez.

Sipas zërave më të fundit Presidenti i Udineses Pozzo i ka pëlqyer kjo ofertë e zikaltërve dhe janë duke biseduar akoma për ta mbyllur çështjen sa më shpejt.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment