“The Indipendent”: Plazhi i Durrësit, bregdeti ku ia vlen të pushon

“The Indipendent”: Plazhi i Durrësit, bregdeti ku ia vlen të pushon.

Krahas plazheve të njohura në vende si Italia, Spanja, Franca, Britania, Durrësi radhitet një nder plazhet i cili këshillohet për tu frekuentuar. Në faqen zyrtare të gazetës britanike “The Independent”, Shqipëria, veçanërisht plazhi i Durrësit radhitet një ndër 50 plazhet që ia vlen të kalohen pushimet. Ju jeni ngopur me turmat? Me një fluturim nga Gatëick në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Shqipëri, merrni një taksi për në bregdet. Kështu këshillon kjo faqe për të gjithë turistët e huaj të cilët kërkojnë një destinacion që të kalojnë pushimet në këtë sezon veror. “Durrësi është një nga vendet kryesore turistike që nuk duhet harruar, ka mjaft hotele të arsyeshme duke ofruar vlera të mira me një diferencë mjaft të vogël nga ato çfarë ofrohet nga kompanitë italiane. Ata që janë tifozë resortesh dhe kërkojnë të kalojnë ditë të paharrueshme mund të gëzohen duke qëndruar në hotelet e shumta – citohet në të njëjtën faqe nga “The Independent”.
Nuk është hera e parë që mediat e huaja e cilësojnë Shqipërinë si një nga vendet e bukura që ia vlen të kalohen pushimet. Në shkurt të këtij viti po nga kjo e përditshme britanike në një shkrim për Shqipërinë, vendi ynë u cilësua si “një dashuri e re mesdhetare”, si një nga destinacionet më të nxehta të vitit 2011, duke radhitur një sërë pikash kyçe pse ia vlen që në Shqipëri të kalohen pushimet. Historia e lashtë që daton nga qytetërimet ilire, greke dhe romake bëhet një pikë e nxehtë arkeologjike, ushqimi tradiciaonal, peizazhi mahnitës, plazhe të qetë me temperatura të ngrohta janë ato çka citojnë mediet e huaja që Shqipërinë e cilësojnë si një nga destinacionet më të mira turistike.



       (femina.al)



No comments:

Post a Comment