HP TouchPad do ta përkrah Flash Video

Të gjithë ju që po pritni që të keni në dorë tabletin HP Touchpad do të jeni të gezuar të lexoni këtë lajm. Tableti tërhoqi vëmendjen kryesore në konferencen e fundit të Qualcomm për një arsye. Pajisja po vinte me përkrahje për Flash Video.

Akoma nuk jeni i bindur? Ne kemi një video për ju (të postuar me poshtë) dhe jemi shumë të sigurtë se pas shikimit ju do të besoni cka po thonim ne. Duke pasur parasysh se Flash është diqka që Apple iPad nuk e ka dhe nuk do të tentoj ta ketë (për arsye tashmë të njohura), simpatizantët e Flash-it do të kenë një arsye më shumë pse të përdorin një Touchpad.

Nëse ju kujtohet, Motorola pati thënë se Xoom-i i tyre do të vinte me përkrahje të Flash-it gjë që nuk ndodhi. Xoom-at e parë u shiten pa aftësinë që të punojn me Flash.

Përveq përkrahjes së Flash-it, Touchpad do të ketë edhe aftësinë që të punoj me më shumë se një aplikacion dhe dritare në të njëjtën kohë.

Tani, ja ku është videoja që ju premtuam më herët nga CNet.

(tech.al)

No comments:

Post a Comment