Hoxhaj në Forumin e Luksemburgut.

Me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të marrë pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet të hënën në Luksemburg.Bashkëpunimi Rajonal dhe perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor, do të jetë ndër temat kryesore që do të diskutohen në këtë forum, ku pritet të marrin pjesë të gjithë ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hoxhaj, po ashtu, do të ketë takime të ndara me baroneshën Catherine Ashton, si dhe me shumë ministra të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të marrin pjesë në këtë forum. 


(telegrafi.com)



No comments:

Post a Comment