Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve lëshoi sot një urdhër arresti ndaj liderit të Libisë Muamar Gadafi, të birit Seif al-Islam, dhe dhëndrit të tij Abdala al Senusi (kreut të shërbimit informativ të Libisë), nën akuzën e kryerjes së krimeve kundër njerëzimit që nga mesi i muajit Shkurt.
Ndër të tjera gjykatësja Sanxhi Masenono Monageng, gjatë seancës së dëgjimit në gjykatën me seli në Hagë ka arsyetuar urdhrin me «kontrollin e plotë, përfundimtar dhe të padiskutueshëm» të mekanizmit shtetëror të Libisë dhe të shërbimeve të sigurimit.
Εshtë hera e parë që Gjykata lëshon urdhër arresti gjatë një konflikti të armatosur.
Gjithashtu urdhri i arrestit ndaj Gadafit është i dyti kundër një lideri aktual, pas urdhrit kundër presidentit të Sudanit Omar al Basir në 2009 dhe 2010 përkrime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid në Darfur.
(albanews.gr)
No comments:
Post a Comment